minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dita Jonë përkujton 45-vjetorin e lindjes së këngëtares Shakira

0

“Duke u rritur u bëra më shumë mendjehapur dhe zbulova një dëshirë të fortë; të çlirohem nga kufijtë që të imponon kultura”. Me këtë shprehje Dita Jonë përkujtoi 45-vjetorin e këngëtares Shakira.

Shakira ka lindur në Kolumbi nga një familje me përzierje kulturash. Babai i Shakirës është arab me origjinë libaneze, nëna nga Kolumbia dhe paraardhësit ishin spanjollë dhe italianë. Ajo është ndoshta këngëtarja më e suksesshme e Amerikës Latine në skenën moderne, me shitje nga 50 deri në 60 milionë albume.

Nuk është për t’u habitur që Shakira u bë një yll botëror, ndërsa ishte akoma shumë e re. Në vitin 2011, Shakira u nderua me çmimin Latin Grammy dhe në vitin 2012 mori Urdhrin e Arteve dhe Letërsisë.

Në pranverën e vitit 2010 Shakira u njoh me futbollistin spanjoll Gerard Pique, babai i fëmijëve të saj, i cili gjithashtu ka ditëlindjen më 2 shkurt. Më 29 Mars 2011, këngëtarja publikoi foton e tyre të përbashkët në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Ju prezantoj diellin tim”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit