Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe sot priten negociatat në Bjellorusi mes Moskës dhe Kevit, Dita jonë ka kujtuar një shprehje të presidentit Abraham Lincoln të SHBA-së për luftën.

“Nuk ekziston një mënyrë e ndershme për të vrarë, as një mënyrë e sjellshme për të shkatërruar. E vetmja e mirë e luftës është fundi i saj”

Ai ishte Presidenti i 16-të i SHBA. Arritja e tij më e madhe ishte se ai e mbajti kombin të bashkuar gjatë Luftës Civile, duke i dhënë fund edhe çështjes së madhe ndarëse të shekullit të 19-të, skllavërisë në Amerikë.

Ishte presidenti i vetëm që ka marrë një patentë, si dhe përdori telegrafin gjerësisht për të komunikuar me gjeneralët në terren, gjatë Luftës Civile. Më 14 prill 1865, Lincoln u vra, ndërsa po ndiqte një shfaqje në Teatrin e Fordit në Uashington DC.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Abraham Lincoln është cilësuar nga shumë studiues, si presidenti më i mirë i SHBA.