minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne

0

Nga Elisa Spiropali

Që ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne.

Ne mbajmë ndonjëherë maskë, si në rastin e Covid-it. Ju maskë nuk mbani. Juve maska nuk ju duhet. Me Covid pa Covid ju jeni gjithë kohën të maskuar.

Ju vetëm fshiheni, përpëliteni, nxini.

Advertisement

Ne shfaqemi, përballemi, punojmë.

Ju nuk keni identitet. Ju jeni një koalicion lëmshi, një mishmash. As vetë nuk e dini çfarë jeni, të majtë apo të djathtë, presidencialë apo parlamentaristë, liberalë apo konservativë, republikanë apo monarkistë.

Ne e kemi të qartë çfarë jemi. Ne jemi progresistë.

Ju s’keni asnjë lidhje me njerëzit, komunitetet, hallet e tyre. Ju atyre vetëm u largoheni. Ju hallet e tyre doni t’i përdorni për të zgjidhur hallet tuaja. Po a mund të përdoren si armë politike infektimet nga Covid dhe vetvrasjet?! Ju (mos) qofshi!

Advertisement

Ne me njerëzit, me shqiptarët, vetëm afrohemi, mirëkuptohemi, u gjindemi.

Ju pushtetin e keni qëllim për punë të liga.

Ne pushtetin e kemi mjet për transformimin e realiteteve. Edhe realitetit tuaj.

Ju nuk na doni ne kaq lart.

Advertisement

Ne nuk ju duam ju aq poshtë.

Ju flisni për ndodhira.

Ne flasim për parime.

Ju gënjeni, prandaj elektorati ju ikën, ju avullon.

Advertisement

Ne themi të vërtetën, edhe kur është e vështirë, prandaj elektorati veçse na shtohet.

Ju keni njëqind fytyra dhe bëni njëmijë dredha.

Ne s’bëjmë asnjë dredhë. Ne shohim punën tonë.

Ju jeni humbësa dhe mbaheni si fitimtarë.

Advertisement

Ne jemi fitimtarë dhe nuk mburremi aspak.

Ju jeni delirantë. Sajoni gënjeshtra që i besoni edhe vetë.

Ne e shohim realitetin në sy.

Ju jeni të dobët dhe bërtisni nga frika, bëni zhurmë, hiqeni të pathyeshëm.

Advertisement

Ne jemi të fortë dhe rrimë urtë.

Ju jeni të molepsur me huqet më të këqija, me largimin, refuzimin, bojkotin. Ju largoheni me dëshirën tuaj nga institucionet, nga Parlamenti, nga pushteti lokal, dhe, pa pikë turpi, thoni se jemi fajtorë ne pse u larguat ju.

Ne besojmë te pjesëmarrja. Ne me refuzimin, negativitetin, nuk na lidh asgjë.

Ju nuk merreni me hallet tuaja. Ju nuk shikoni që partitë ju janë shpartalluar pa nam pa nishan, por s’keni muhabet tjetër dhe qani hallet tona. Na lini ore të gabojmë sa më tepër, që të gjitha votat t’i merrni ju…më 36 gusht.

Advertisement

Ne shohim punën tonë. Ne s’e kemi aspak ndërmend të merremi me punët tuaja.

Ju shpresat i mbani dhe hesapet i bëni mbi gabimet e tjetrit.

Ne fitoren e llogarisim vetëm mbi aftësitë, talentet, punët, produktet, meritat tona.

Ju hilanjosët që ju merren mend nga tabela e shumëzimit, pushtetin doni ta merrni në tavolinë, madje në tavolinë ku të jeni vetëm ju duke u fjalosur me njëri-tjetrin në televizora dhe portale që i mbani me pare Gërdeci dhe hajnie.

Advertisement

Ne pushtetin e marrim në mes të mejdanit, atje ku punohet, atje ku luftohet, atje ku sakrifikohet, jo me llafe e me gënjeshtra, vetëm me vota.

Ju jeni meskinë, gjuhëlëshuar, dritëshkurtër, egoistë që shihni vetëm këtu dhe vetëm tani për interes të ngushtë vetjak.

Ne jemi altruistë që shikojmë dhe mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen, për secilin dhe për të gjithë, edhe për ju, sado të kalbur të jeni.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit