Gëte është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane. Ai ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij, Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani.

Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në rrymat e letërsive të tjera evropiane.

Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore.

Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm, ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";