“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”. Me këtë thënie të Ibrahim Rugovës, “Dita Jonë” përkujton presidentin e parë të Republikës së Kosovës.

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike, pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet. Është Presidenti i parë i Republikës së Kosovës.

Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese. Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006. Varrimi i tij ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historisë shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";