minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dita Jonë” përkujton 58-vjetorin e lindjes së Michelle Obama

0

“Unë jam shembulli i asaj se çfarë mund të bëjë një vajzë e cila që nga fillimi i jetës së saj është rritur me dashuri nga njerëzit që e rrethonin”. Me këtë shprehje të ish-zonjës së parë të shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Dita Jonë” ka zgjedhur të përkujtojë 58-vjetorin e lindjes së Michelle Obama.

Michelle Obama është bashkëshortja e presidentit të 44-ërt të SHBA-së si edhe dhe zonja e parë e Shtetit Amerikan që i përket komunitetit afro-amerikan.

Fillimet e saj në karrierë i pati si këshilluese ligjore dhe më pas ushtroi profesionin e avokates. Si zonjë e parë ajo ndërmori fushata të shumta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për shëndetin e tyre, zhdukjen e varfërisë, për të drejtat e komunitetit afro-amerikan dhe njohjen e kulturës së tyre, si dhe u fokusua kryesisht te të drejtat e grave kryesisht në vendet e botës së tretë.

Në intervistat e fundit ish-Zonja e Parë ka thënë se pandemia e ka ndihmuar atë dhe bashkëshortin e saj që të rikthejnë momentet e munguara me vajzat e tyre Malia dhe Sasha. Me sa duket ajo është duke menduar që të largohet nga jeta publike dhe të shijojë familjen e saj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit