“Në televizion në mbrëmje,

asgjë në prognozat e ditës për nesër për reshjet me breshër,

Nga ç’lloje resh nga ç’mot dimëror vijnë këto reshje as shi as borë?

E pakapshme nga asnjë stacion meteorologjik,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

e di që si breshëri do të vish një ditë”

Me këtë poezi të tij “Dita Jonë” përkujton 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Vath Koreshi.

Sikundër ka shkruar Ismail Kadare, Vath Koreshi bënte pjesë tek ata krijues të heshtur, krijimtaria e të cilëve, kishte të bënte thjesht me letërsinë, një letërsi serioze e autentike, që ka qëndruar në kufijtë e një letërsie të ndershme.

Koreshi i papërsëritshëm, ka shkruar me penën e tij një pjesë të mirë të historisë së kinematografisë shqiptare, pasi për vite të tëra ai qe një ndër skenaristët më të zëshëm në industrinë e filmit në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej dorës së tij janë shkruar skenarët e filmave “Agimet e stinës së madhe”, “Gjeneral Gramafoni”, “Balada e Kurbinit”, “Rrugë të bardha”, “Porta Eva”, filma që edhe sot, janë të preferuar nga publiku shqiptar.