“Vetëm sepse nuk e dimë se kur do të vdesim, jeta na duket se nuk ka fund”. Me këtë shprehje “Dita Jonë” përkujton 57-vjetorin e lindjes së aktorit hollivudian Brandon Lee.

Brandon Lee ishte një aktor amerikan dhe artist i arteve marciale. Ai ishte djali i ikonës së filmave të arteve luftarake, Bruce Lee. Babai i tij ndërroi jetë në moshë 32-vjeçare, ndërsa Brandon humbi jetën tragjikisht në moshën 28-vjeçare.

Brandon Lee, i cili ishte aktori kryesor në filmin “The Croë”, u qëllua për vdekje me një plumb të kalibrit 44 nga kolegu i tij, i cili nuk ishte në dijeni që arma ishte e mbushur me plumba të vërtetë. Misteri i vdekjes së Brandon dhe babait të tij Bruce, janë shoqëruar me një numër të madh të teorive konspirative, që ndryshe njihen si “Mallkimi i Lee-ve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";