Një mjeke e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një truk të thjeshtë për të hequr qafe erën e hudhrës pa pasur nevojë të lani dhëmbët.

Doktoresha Megan Rossi zbuloi se ngrënia e një molle është mënyra më efektive për të larguar aromën padëshiruar që shkakton hudhra.

Sipas saj, të hash një mollë është shumë më efektive sesa “rregullimi” i frymëmarrjes me çamçakëz sepse kjo gjë e ndalon erën në burim.

“Ndërsa hudhra lëviz përmes aparatit tretës, enzimat e saj absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe kalojnë në mushkëri. Kjo bën të mundur qëndrimin e aromës deri në një ditë të cilën çamçakizi nuk e heq dot”, shpjegoi ajo në një postim në Instagram .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Doktoresha gjithashtu renditi 4 ushqime të tjera që mund të freskojnë frymëmarrjen tuaj, duke përfshirë këtu nenexhikun, majdanozin, spinaqin dhe marulen.