minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Termusi i ujit, si ta pastroni në 4 hapa të thjeshta për t’i hequr erën e keqe

0

Shishet e ujit të ripërdorshme ose termusët, kanë filluar të zënë gjithnjë e më shumë hapësirë ​​në kuzhinat dhe jetën tonë. Është gjithçka që na nevojitet për palestrën, për ditët që jemi në arrati dhe për ekskursionet tona. Nëse dëshirojmë që të pimë 8-9 gota në ditë, atëherë një shishe e ripërdorshme në çantën dhe tavolinën tonë do të na ndihmojë që të arrijmë qëllimin.

Pastrimi herë pas here
Shishet e ripërdorshme, aq të përshtatshme dhe praktike sa janë, janë në fakt edhe një terren për bakteret, pikërisht sepse i përdorni çdo ditë. Idealja është ta lani me ujë dhe detergjentë çdo natë në mënyrë që të thahet plotësisht deri në mëngjes.

A futet në pjatalarëse?
Një herë në javë (në varësi të përdorimit të tij) mund ta vendosni në lavastovilje për një pastrim më efikas. Megjithatë, përpara se ta vendosni në lavastovilje, sigurohuni që udhëzimet e përdorimit ta lejojnë, pasi mund ta dëmtoni!

Si të neutralizoni erën e keqe
Nëse shishja juaj ka një erë të pakëndshme, atëherë pastrojeni menjëherë. Lajmi i mirë është se mund ta neutralizoni brenda pak minutash duke përdorur ujë, uthull të bardhë dhe sodë buke. Mos përdorni uthull të zakonshme, pasi e bardha ka erën më të butë.

Advertisement

Procesi
Mbushni shishen 3/4 me ujë, 1/5 me uthull të bardhë dhe shtoni pak sodë buke. Mbyllni kapakun, tundeni dhe lëreni për të paktën gjysmë ore. Më pas shpëlajeni mirë dhe vendoseni me kokë poshtë që të thahet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit