Dy shekuj më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Beethoven

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, ka zbuluar shkakun e vdekjes në moshën 56-vjeçare të Beethoven. Analiza e ADN-së e nxjerrë nga flokët e Beethoven, dy shekuj më vonë, zbulon një histori familjare të sëmundjes së mëlçisë. Kombinimi i hepatit B dhe konsumimi i alkoolit çoi në vdekjen e tij nga cirroza e mëlçisë.

Studimi i udhëhequr nga Tristan Begg dhe i botuar në revistën “Current Biology” synon të hedhë dritë mbi problemet kryesore shëndetësore të Beethoven, që nga humbja e dëgjimit, e cila filloi rreth 1815 dhe çoi në shurdhim në 1818, dhe sëmundja e rëndë e mëlçisë, e cila filloi në verën e vitit 1821 me verdhëzën dhe që kulmoi me cirrozën e mëlçisë, e identifikuar më vonë si shkaku më i mundshëm i vdekjes së tij, në vitin 1827.

Por ekipi i shkencëtarëve që punuan në ADN-në e muzikantit, nuk mundi të tregonte shkakun e shurdhimit të tij.

Flokët nga prej u rendit i gjithë gjenomi i Beethoven

Në një letër të shkruar më 6 tetor 1802 dhe të gjetur pas vdekjes së tij, Ludwig van Beethoven iu drejtohej vëllezërve të tij Kaspar dhe Nikolaus, nga shtëpia e tij në Heiligenstadt, në periferi të Vjenës, ku kërkonte që mjeku i tij, JA Schmidt, t’i zbulonte publikut të gjerë sëmundjet që e kishin prekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“për aq sa të jetë e mundur, të paktën bota të pajtohet me mua pas vdekjes sime”, shkruante ndër të tjera ai.

I ashtuquajturi Testamenti i Heiligenstadt përmban një sërë reflektimesh të hidhura dhe zbulon arsyen e vërtetë të “temperamentit të keq” të Beethoven, përparimin e shurdhimit, për të cilin pakkush ishte në dijeni. Një shqetësim që e largoi atë nga jeta e kësaj bote, siç shpjegon ai në letër: “O ju burra që më vlerësoni ose më cilësoni të inatosur, apo edhe mizantrop, sa më bëni keq! Nuk e dini shkakun e fshehtë që më bën të dukem kështu. Për shkak të sëmundjes, pavarësisht se isha i pajisur me një temperament të zjarrtë, të gjallë dhe në të vërtetë i ndjeshëm ndaj tërheqjeve të shoqërisë, shpejt u detyrova të tërhiqesha, të kaloja jetën time në vetmi”.


Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

11 kuriozitete interesante që ndoshta nuk i dini për Beethoven

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";