Policia peruane ka zbuluar dhe sekuestruar një mumie para-hispanike “600-800 vjeçare” në çantën termike të një shpërndarësi ushqimesh. 26-vjeçari Julio Cesar Bermejo i cili u vendos në paraburgim deklaroi se e ka mbajtur në shtëpi për më shumë se 30 vjet.

Ai tha se e mbante mumien e lashtë në dhomën e tij dhe e konsideronte atë “një lloj dashurie shpirtërore” dhe e kishte pagëzuar “Juanita”.

Sipas tij mumia ishte në pronësi të babait të tij, por pa specifikuar se si kishte ardhur ajo te babai i tij. Ai e kishte futur mumien në çantë për t’ua treguar miqve të tij

Ekspertët thanë se trupi i përkiste viteve 600 dhe 800 dhe ishte i një mashkulli të rritur dhe jo një gruaje, siç kishte supozuar djali që e mbante.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mashkulli i mumifikuar vlerësohet të ketë qenë më shumë se 45 vjeç në kohën e vdekjes së tij dhe 1.51 m i gjatë.

Mumja ishte e mbështjellë me fasha në pozicionin e fetusit, i cili është tipik për shumë prej varrimeve parahispanike në zonë.

Mumifikimi praktikohej nga një sërë kulturash në atë që tani është Peruja përpara ardhjes së pushtuesve spanjollë. Disa mumie u varrosën ndërsa të tjerat u nxorën jashtë dhe parakaluan gjatë festivaleve kryesore.

Policia ia ka dorëzuar ministrisë së kulturës të Perusë, e cila kujdeset për trashëgiminë e vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burri që po transportonte dhe dy miqtë e tij, të cilët janë nga 23 deri në 26 vjeç, u arrestuan dhe po hetohen për krime të mundshme kundër trashëgimisë kulturore të Perusë.