minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kishte 20 vite që kishte aplikuar, 60-vjeçari nis punën që ëndërronte gjithmonë

0

Një burrë 60-vjeçar më në fund do të nisë punën e tij të ëndrrave, 20 vite pasi kishte aplikuar për të.

Shkrimtari i novelave grafike Paul Grist u aprovua nga kompania Marvel që të punojë për ta, duke i dhënë atij detyrë që të krijojë një histori me superheronj nga Anglia, Skocia, Irlanda dhe Uellsi, dy dekada pasi ishte refuzuar.

“I kisha dërgual letër Marvel-it 20 vite më parë, ku i thoja se isha i interesuar për të shkruar novella grafike me superheroin Union Jack. Me shumë mirësjellje më thanë “falemnderit që na shkruajte, por nuk kemi nevojë”. Po t’i kisha thënë që dua të shkruaj histori me Spider Man, sot do të isha i pasur besoj. Gjithsesi, vitin e kaluar më mori në telefon dikush nga Marvel-i që mbante mend letrën time dhe më në fund do të nis punën që doja të bëja gjithmonë”, tregon Grist për “Daily Mirror”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit