minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E lehtë, e kuqe apo e errët? Inteligjenca artificiale do t’ju shërbejë birrën ideale

0

Po kërkoni birrën e ëndrrave tuaja? Dy studiues, Mohammad Majid al-Rifaie nga Universiteti i Greenwich-it dhe Marc Cavazza nga Instituti Kombëtar i Informatikës i Tokios, tani janë gati të konkurrojnë edhe me prodhuesit mjeshtër të birrës. Ata kanë eksperimentuar me rezultate të shkëlqyera një sistem të ri të bazuar në inteligjencën artificiale, që ju lejon të krijoni receta të reja për birrën, bazuar në rezultatin që dëshironi të arrini dhe përbërësit në dispozicion.

Mjafton t’i jepni sistemit karakteristikat e dëshiruara të birrës që përqindja e alkoolit, ngjyra, intensiteti i shijes së hidhur, në versionet e ardhshme edhe vetitë e tjera si shkuma, dhe përbërësit në dispozicion.

Inteligjenca artificiale prodhon shumë receta dhe vlerëson se cila do të japë rezultatin më të afërt me atë që dëshironi. Dy shkencëtarët kanë aplikuar shkencën kompjuterike në prodhimin e birrës prej vitesh dhe propozojnë këtë zgjidhje për të ndihmuar fabrikat e birrës të krijojnë receta të reja, ose të marrin të njëjtën pije gjatë ndryshimit të përbërësve, duke reduktuar procesin e gjatë të testimit dhe shijimit që normalisht është i nevojshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit