minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E rrallë, bie borë në vendin më të thatë të planetit

0
E rrallë, bie borë në vendin më të thatë të planetit

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bora arriti në 15 centimetra.

Qytetet si El Salvador dhe San Pedro de Atacama, rreth 750 kilometra në veri të Santiagos, u zgjuan të mbuluar nga bora.

Duke folur për Reuters, meteorologu Daniel Diaz shpjegoi se reshjet e borës “nuk ndodhin çdo vit”. Aq më pak në gusht, kur dimri po përfundon në hemisferën jugore. “Normalisht, borë pritet më shumë në qershor dhe korrik,” shton ai.

Reshjet e borës, më të mëdhatë në 3 dekada, kanë mbuluar zonën, ku mezi bie shi gjatë gjithë vitit, dhe autoritetet kanë dhënë alarmin për përmbytje në ditët në vazhdim.

Advertisement
Lexo edhe:
Jetë në Mars? Shkencëtarët bëjnë zbulimin nga shkretëtira e Atakamës

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit