minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E vërteta që fshihet pas buzëqeshjes misterioze të Mona Lisës

0

Ne kemi buzëqeshje të ndryshme në momente të ndryshme, në raste të ndryshme të motivuara nga ndjenja dhe mendime të ndryshme! Po buzëqeshja e Mona Lizës? Pse është aq misterioze?

Kushdo që ka vizituar të paktën njëherë Luvrin, nuk mund të mos ketë vizituar nga afër kryveprën e Leonardo da Vinçit, Mona Lisam e cila për të qenë real, tërheq vëmendjen pak më shumë se pikturat e tjera.

Siç mund ta dimë të gjithë se Mona Lisa u pikturua nga Leonardo Da Vinci në vitet 1500. Për shkak të buzëqeshjes misterioze të Mona Lizës, piktura ka intriguar artdashësit për pesë shekuj me radhë si portreti më i famshëm i të gjitha kohërave.

Po, ishte buzëqeshja në fytyrën e Mona Lizës që më së shumti e bëri pikturën kaq të famshme. Përveç të gjitha historive që përmendeshin pas origjinës së portretit nëse ishte mashkull apo femër, e bënë atë një temë me interes ndërkombëtar!

Advertisement

“Cilësia e pakapshme e buzëqeshjes së Mona Lizës mund të shpjegohet me faktin se buzëqeshja e saj është pothuajse tërësisht në frekuenca të ulëta hapësinore dhe kështu shihet më së miri nga vizioni ynë periferik.”

Profesorja Margaret Livingstone e Universitetit të Harvardit

Sekreti i buzëqeshjes enigmatike të Mona Lizës është shpjeguar nga shkencëtarët të cilët besojnë se buzëqeshja e saj ndryshon në varësi të asaj se cila pjesë e syrit e sheh më parë.

Një nga hijeshitë e pikturës më të famshme botërore është se ajo shfaqet rrezatuese në një moment dhe më pas serioze dhe sardonike në momentin tjetër. Tani shkencëtarët kanë dalë me një përgjigje për ndryshimin e humorit të saj brenda së njëjtës pikturë!

Advertisement

Ata besojnë se sytë tanë po dërgojnë sinjale të përziera në tru. Prandaj, ata mendojnë se buzëqeshja e Mona Lizës varet nga ajo se cilat qeliza në retinë marrin imazhin dhe përmes cilit kanal imazhi transmetohet në tru.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit