minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E vetmuar në ishull, gjirafa e rrallë shpëtohet në mënyrë spektakolare

0
E vetmuar në ishull, gjirafa e rrallë shpëtohet në mënyrë spektakolare

Një operacion shpëtimi vërtet i veçantë ka ndodhur në pjesën perëndimore të Kenias. Disa vullnetarë, ekspertë mjedisorë dhe autoritete lokale kanë mundësuar transferimin e disa gjirafave të rralla.

Bëhet fjalë për gjirafat e Rothschild, një specie nga e cila kanë mbetur vetëm 2000 ekzemplarë, 800 prej tyre pikërisht në Kenia.  

Gjirafat kishin nevojë të shpëtoheshin jo nga lakmia e gjahtarëve, por nga ndryshimet klimatike që po ndryshojnë habitatin natyral të këtyre kafshëve elegante.

Video e operacionit të shpëtimit

Asiua, siç është quajtur njëra e kafshëve të shpëtuara, jetonte paqësisht në një gadishull pranë ishullit Baringo. Por ngritja e nivelit të ujit shndërroi gadishullin në një ishull gjithmonë më të vogël, si pasojë me më pak ushqim për gjirafat.

Advertisement

Për këtë arsye u mendua që Asiua dhe 7 gjirafat simotra duhet të transferoheshin në një tjetër vend, me mundësi më të mira për mbijetesën e tyre.  Por ky nuk ishte një proces i lehtë, siç tregojnë vetë pamjet.  

Gjirafat duhet të lundronin në një mjet të adaptuar për to, dhe që kjo të ndodhte duhet t’i vinin fillimisht në gjumë me një shigjetë, dhe më pas t’i pengohej shikimi, në mënyrë që mos të trembeshin gjatë udhëtimit të pazakontë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit