minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ekspertja e Harvardit tregon vitaminën më të mirë për trurin

0

Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin normal të qelizave. Aktualisht, ka 13 vitamina thelbësore. Nga këto, duhet t’i jepet përparësi vitaminave të grupit B, të cilat ndihmojnë në ndalimin ose ngadalësimin e plakjes së trurit, siç deklaron Uma Naidoo, në një intervistë për BBC.

Gjëja e parë që duhet të dimë është se nuk ka një vitaminë të vetme B, por 8 lloje (kobalaminë, acid folik, piridoksinë, acid pantotenik, niacinë, riboflavin, tiaminë dhe biotinë). Edhe pse këto vitamina mund të merren edhe me suplemente ushqimore, është e nevojshme të theksohet se konsumimi i tyre nëpërmjet ushqimit lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes.

Vitaminat B gjenden natyrshëm në drithëra, mish, perime dhe produkte qumështi. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që trupi nuk mund t’i ruajë ato në sasi të mëdha dhe në vend të kësaj ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm.

“Kur bëhet fjalë për vitaminat, të besosh se të hash apo të pish diçka shtesë do të të ndihmojë më shumë është zakonisht një mit”, ka paralajmëruar Naidoo në lidhje me disa teprime që mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Përveç kësaj, ajo tregon se ushqimet mund të jenë të shëndetshme veçmas, por jo domosdoshmërisht nëse i bashkojmë.

Advertisement

Ndër ushqimet me më shumë vitamina të grupit B janë vezët dhe mishi i viçit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit