Evolucioni i qenve në 100 vjet

Disa raca qensh kanë ndryshuar në 100 vjet për fajin, ose meritën e njeriut. Në fillim të viteve 1900, numëroheshin 167 raca qensh. Por si kanë ndryshuar me kalimin e kohës? Blogu Science and Dogs ka krahasuar fotot e sotme me ato që u shfaqën 100 vjet më parë në librin “Dogs of all nations” në 1915 “Qentë e të gjitha kombeve”. Krahasimi i fotove tregon sesi kryqëzimet dhe përzgjedhja kanë formësuar dhe transformuar disa raca. Nga zagari persian te buldogu anglez po ju sjellim disa prej tyre.