minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Certifikata e vaksinave”, debati nuk është i ri, nisi 120 vjet më parë

0

Debati mbi certifikatën e vaksinimit daton më shumë se 120 vjet më parë. Herën e parë që ato kërkoheshin, zyrtarët shëndetësor po luftonin me një pandemi të murtajës.

Në vitet 1890, qeveria e Indisë ndërsa ishte nën sundimin britanik miratoi një sërë masash në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e murtajës, e cila përfshinte faktin se udhëtarët duhej të provonin se ishin vaksinuar kundër sëmundjes bakteriale.

Koncepti i sotëm i një “pasaporte” të një vaksine nuk është shumë i ndryshëm, është provë që ti e ke marrë dozën dhe të lejon hyrjen në vendet, vendet e huaja. Certifikata, ka për qëllim “të shpërblejë” njerëzit që janë vaksinuar me një kthim në jetën normale.

Megjithatë një lloj pasaporte vaksine ekziston akoma. Bëhet fjalë për “Kartonin e verdhë”, ose prova e vaksinimit për ethet e verdha që disa vende u kërkojnë udhëtarëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Advertisement

Kjo është e vetmja sëmundje e përmendur posaçërisht në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), megjithëse shumë vende kanë kërkesat e tyre specifike për vaksinimet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit