Familja mbretërore britanike fotografohet duke thyer rregullat e koronavirusit

Anëtarët e familjes mbretërore britanike janë fotografuar duke shkelur rregullat e koronavirusit në një park në Sandringham, Angli.

Princi William dhe familja e tij po ecnin së bashku me xhaxhain e tyre Princ Edward dhe familjen e tij pranë rezidencës në Norkfolk. Fotografitë e shpërndara tregojnë më shumë se gjashtë individë të pranishëm, me dy familjet që qëndrojnë pranë njëra -tjetrës.

Në përgjigje të lajmeve, një burim në Sandringham i tha CNN se “kishte disa momente në 90 minuta shëtitje, ku ishte e vështirë të mbash larg dy grupet familjare, veçanërisht në ngushtica.”

Britania e Madhe, aktualisht, po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe shfaqjen e një varianti potencialisht më ngjitës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fundjavë, kryeministri Boris Johnson vendosi masa më të rrepta në Londër dhe në zona të tjera në Anglinë juglindore.