minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova heton variantin “mu” të koronavirusit, mbi 200 mostra dërgohen në Gjermani 

0
Kosova heton variantin “mu” të koronavirusit, mbi 200 mostra dërgohen në Gjermani 

Varianti “MU” i koronavirusit tashmë qarkullon edhe në Europë dhe sipas Agjencive Rregullatore është shndërruar në një mutacion interesi pas dyshimeve se mund të luftojë antitrupat. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë nisur hetimet nëse variacioni kolumbian është i pranishëm në vend, duke dërguar më shumë se 200 mostra në Gjermani.

 

Drejtori i klinikës infektive, Arben Vishaj bën të ditur se përgjigjet do të merren javën e ardhshme ndërsa përsërit thirrjet për vaksinim.

 

Advertisement

ARBEN VISHAJ

DREJTOR I KLINIKES INFEKTIVE

“Një mundësi e ardhjes së këtij varianti ekziston dhe ne jemi duke u përgatitur që të jemi sa më funksional në drejtim të aktivizimit të tërë stafit tonë në parandalim dhe kontroll të sëmundjes. Nuk mund ta lëmë fatin tonë në mëshirën e transformimeve gjenetike të COVID, por ne do të mobilizohemi konform kapaciteteve tona në respektim të masave epidemiologjike dhe në vaksinim sa më të madh të popullatës.”

 

Advertisement

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, vlerëson se vjeshta mund ta gjejë Kosovën, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një valë të re infektimi nga varianti “MU”

 

AURORA DOLLENBERG

KRYETARE E FMSHE

Advertisement

“Varianti ‘Mu’ ka treguar në studimet e pakta që ekzistojnë deri tani se është akoma edhe më ngjitës dhe më infektues sesa ‘Delta’ dhe një fakt tjetër është më i fshehur sesa ‘Delta’, kështu që fakti që nuk e identifikojmë që në momentet e para tek pacientët e bën sëmundjen akoma më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. Simptomat që shkakton varianti ‘Mu’ nuk janë shumë tipike, janë të ngjashme me një ftohje shumë të lehtë e cila nga momenti në moment përkeqësohet pa pasur mundësi që mjeku ose edhe familjari të shtrohet në spital dhe për t’u trajtuar në kohë”.

 

Varianti ‘Mu’ është zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në janar të këtij viti. Ky variant është përhapur në më shumë se 40 vende ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mund të jetë rezistent edhe ndaj vaksinave.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit