minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Familja me 4 anëtarë udhëtoi nëpër botë për 7 vjet, tashmë “shtëpia” e tyre është një anije me vela

0
Familja me 4 anëtarë udhëtoi nëpër botë për 7 vjet, tashmë “shtëpia” e tyre është një anije me vela

Jessica dhe Will, së bashku me dy fëmijët e tyre, ishin duke bërë një jetë normale në Boston para se të zhvillonin një udhëtim veror në Francë, në vitin 2013, nga ku jeta e tyre ka ndryshuar tërësisht prej 7 vitesh. Tashmë, ata janë duke bërë një jetë nomade.

“Ne i donim miqtë tanë dhe nuk u larguam sepse ishim të pakënaqur me jetën tonë, por vendosëm të largoheshim se e donim këtë udhëtim për një kohë të gjatë”, është shprehur Jessica, shkruan “Business Insider”.

“Ne e duam këtë mënyrë jetese. Ne gjithmonë dëshironim të ishim larg zonës sonë të rehatisë dhe po prisnim momentin për ta realizuar këtë”, shtoi Will.

Familja u transferua në Kosta Rika dhe më pas në Ekuador. Në atë kohë, vajza e tyre ishte 10 vjeç, ndërsa djali vetëm 6 vjeç.

Advertisement

“Ne thamë vetëm, mund ta bëjmë këtë. Dhe e bëmë edhe pse ishte shumë e vështirë në fillim”, tregon Jessica.

Përfundimisht, ata u përshtatën me jetën e tyre të re, duke u bërë miq me vendasit. Pas 3 vjetësh jetese në Amerikën Qendrore dhe të Jugut, familja ishte gati për ndryshimin e ri… përsëri. Ata blenë një kamper dhe vizituan thuajse çdo shtet në Europë.

Në vitin 2019, familja ndryshoi sërish kontinent dhe eksploroi Japoninë për 5 muaj. Ata kishin planifikuar të udhëtonin në të gjithë Azinë, por pandemia e koronavirusit i çoi ata të merrnin një vendim të vështirë.

“Japonia është një nga vendet që ne e adhurojmë, por nuk na pëlqen të jemi në një vend për një kohë të gjatë”, shprehet Jessica.

Advertisement

Familja diskutoi për të blerë një shtëpi dhe udhëtimi të ndalej, por fëmijët nuk e deshën një gjë të tillë. Duke lundruar në internet, Jessica gjeti një varkë me vela që ishte në shitje dhe brenda 2 javëve, ata arritën të blejnë atë për 160 mijë dollarë.

“Unë e di që tingëllon një çmenduri të blesh një varkë në mes të pandemisë dhe të nisësh këtë aventurë të re pa asnjë përvojë. Por, pse jo?”, thotë Jessica. “Çfarë tjetër mund të bëjmë me izolimin për shkak të Covid-19? Gjithashtu, ne mund të mësojmë diçka të re dhe të shkojmë pas një ëndrre tjetër të madhe”.

Varka është më e madhe se kamperi, madje edhe se çdo vend tjetër që ka jetuar familja gjatë këtyre 7 viteve. Varka ofron kushte të mira për familjen, ndërsa fëmijët, të cilët tashmë janë 16 dhe 13 vjeç, kanë dhomat e tyre të gjumit. Është hera e parë në 7 vjet që ata kanë hapësirën e tyre.

Më tej, prindërit tregojnë se në familje ekziston “demokracia dhe jo diktatura”. Kështu, fëmijët, Avalon dhe Largo japin gjithmonë pëlqimin e tyre ose kundërshtojnë për vendimet e përbashkëta. Në fakt, ishin fëmijët ata që shtynë prindërit të blinin varkën dhe ta kthenin atë në një shtëpi të “përhershme”.

Advertisement

Tani për tani, familja po pret me padurim të nisë lundrimin e gjatë në det, sapo ata të marrim certifikatën e nevojshme. Ata synojnë të lundrojnë nëpër Europë, që më pas të kenë përvojën e nevojshme që të mund të lundrojnë përtej Oqeanit Atlantik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit