minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Festivalet e natyrës, aventura nga Jugu në Veri

0

Pas pushimeve të verës dhe ditëve të nxehta, programoni të kaloni me sportivitet edhe pak kohë me natyrën apo festivalet që do të jehojnë kë të vit.

Do ta kërkojmë lirinë në ajër apo në kaltërsinë e detit kjo mbetet në dëshirën e gjithkujt. A2 CNN do t’ju ngacmojë vetëm imagjinatën, përmes një fluturimi me parashutë, përmes zhytjes në ujërat e detit, përmes ngjitjeve në mal apo ecjeve të gjata. Një biçikletë apo një jeep i madh ju fton të zbuloni shtigje të reja në jug të vendit, një ecje e gjatë do t’ju çojë edhe në majat më të larta të veriut shqiptar që të mbush me ajrin e pastër.

Do të shkojmë nga Borshi në Vermosh, nga Llogaraja në Lëpushë për t’ju treguar vetëm pak nga potencialet që ka Shqipëria, përmes imazheve të festivaleve të natyrës që nxjerrin në pah këto pasuri. Jam shumë e lumtur që po e prezantojmë këtë vit festivalin dhe që po njihemi.

Përveç South Outdoor Festival në shtator, Naltitude do të jetë kryefjala e tetorit në veri të vendit tonë, në ajrin dhe lartësitë e Lëpushës, Vermoshit apo Tamarës. Dhe këtë mision mund ta kryejnë vetëm banorët e këtij vendi që na mirëpresin. Të mjaftojnë vetëm pak minuta në Lëpushë për të kuptuar se në Kelmend me fanatizëm nuk ruhet vetëm natyre e muzika që jehon në këto vende por edhe recetat. Lëngu i shegës dhe ai i boronicës është thuajse si askund tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit