minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Flaka olimpike do të mbahet nga personi më i vjetër në botë

0
Flaka olimpike do të mbahet nga personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë do të mbajë flakën olimpike për rreth 100 metra në muajin maj, kur të nisi Olimpiada e Tokios, e shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

118-vjeçarja Kane Tanaka do të shtyhet në karrigen e saj me rrota, por ka shprehur dëshirën që metrat e fundit t’i bëjë në këmbë.

“Është e pabesueshme që ka arritur të jetojë 118 vite dhe ende ka një jetë active. Ne duam që njerëzit ta shohin këtë person dhe të frymëzohen. Mosha nuk është pengesë për asgjë”, tha nipi i saj.

Ai shtoi se gjyshja e tij ka si qëllim që të thyejë rekordin e personit që ka jetuar më gjatë. Ky rekord mbahet nga francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në moshën 122 vjeç e 164 ditë, në vitin 1997.

Advertisement

Kane Tanake i ka mbijetuar dy betejave me kancerin dhe ka përjetuar 2 pandemi: koronavirusin actual dhe Gripin Spanjoll në 1918.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit