minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Flini në këtë mënyrë për të rritur jetëgjatësinë tuaj me gati 5 vjet   - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Flini në këtë mënyrë për të rritur jetëgjatësinë tuaj me gati 5 vjet  

0

Dëshironi të jetoni më gjatë? Jepini përparësi gjumit tuaj. Sipas një studimi të ri, të fjeturit mirë mund të rrisë pesë vjet jetëgjatësisë e një burri dhe pothuajse dy vjet e gjysmë jetëgjatësinë e një gruaje. 

“Nëse njerëzit zbatojnë disa rregulla të thjeshta të të fjeturit, gjasat janë të jetojnë më gjatë. Nëse ne arrijmë të përmirësojmë gjumin dhe të identifikojmë faktorët e çrregullimit të tij, mund të jemi në gjendje të parandalojmë vdekjet e parakohshme.”

Dr. Frank Qian, bashkautori i studimit

Studiuesit janë të mendimit se përveç cilësisë dhe sasisë së gjumit, është e rëndësishme që të flini në mënyrë të rregullt çdo natë. Sipas tyre, parregullsitë dhe kohëzgjatja e gjumit janë të lidhura drejtpërdrejt me anomalitë e metabolizmit dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Po çfarë këshillohet?

Advertisement

Së pari: Sigurohuni që të flini 7 deri në 8 orë çdo natë. Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha për shumë njerëz. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 1 në 3 amerikanë kanë mungesë gjumi;

Së dyti: Flini të qetë. Kjo do t’ju sigurojë që të keni një gjumë të thellë dhe të shëndetshëm;

Së treti: Flini në mënyrë të pandërprerë. Përpiquni të mos zgjoheni vazhdimisht gjatë natës;

Së katërti: Është e rëndësishme që kur të zgjoheni, të ndiheni të çlodhur dhe të ngopur me gjumë;

Advertisement

Së pesti: Për shkak të vështirësisë për të fjetur, shumë njerëz përdorin ilaçe qetësuese, por kjo gjë nuk këshillohet. Mundohuni të flini natyrshëm, pa u sforcuar dhe pa marrë ilaçe.

Terapia e gjumit

Nuk arrini dot t’i zbatoni pesë këshillat e lartpërmendura?! Ndonëse duket e vështirë, ju mund t’i ndiqni këto udhëzime duke e stërvitur trurin tuaj për të fjetur më mirë. Studiuesit i referohen kësaj si “higjiena e mirë e gjumit”.

– Është e rëndësishme të shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjoheni, po ashtu, në të njëjtën orë çdo mëngjes, përfshirë këtu edhe fundjavat apo festat.

– Sigurohuni që ambienti juaj i gjumit të jetë i freskët, i errët dhe larg zhurmave;

Advertisement

– Shmangni pijet alkoolike përpara gjumit, pasi ndonëse mund të duket sikur ju ndihmojnë të flini, mëlçia dhe organizmi juaj vazhdojnë të jenë aktivë;

– Vendosni një rutinë gjumi, larg çdo shpërqendrimi të paktën një orë para gjumit; 

– Provoni meditimin, jogën, banjat e ngrohta, leximin apo çdo gjë që ju çlodh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit