minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fotografi i verbër që shkrep imazhe duke përdorur zhurmat

0
Fotografi i verbër që shkrep imazhe duke përdorur zhurmat

Pranav Lal, një konsulent nga New Delhi, lindi i verbër, megjithatë prej kohësh ai mund të “shohë” falë teknologjisë së quajtur “The vOICe”, e cila i kthen imazhet e kamerave në tinguj.

Ndërsa kamera skanon nga e majta në të djathtë, lartësia e tingujve tregon objektet dhe duke mësuar të interpretosh zhurmat, është e mundur të keni një formë të shikimit funksional.

VOICe ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme dhe tani është në dispozicion përmes syzeve të montuara në një aparat fotografik, por gjithashtu edhe për pajisjet Android, ose në aplikacione në internet, duke ua bërë shumë më të thjeshtë jetën personave të verbër.

Kjo jo vetëm që i bën ata më të pavarur por iu jep mundësi për të zhvilluar pasionet dhe dëshirat e tyre.  Kjo është arsyeja pse Pranav Lal nisi të merrej me fotografi në fillim të viteve 2000.

Advertisement

“Unë kisha nevojë të ndaj me botën atë që po shikoja në mënyrë që dhe ata të mund t’i përgjigjeshin pyetjeve të mia”, thotë ai për CNN.

Ajo që filloi si një mënyrë për të interpretuar objektet u kthye në një pasion të fortë, me fokusin kryesor tek peisazhet dhe arkitektura. Me tingujt si udhëzues, Lal përdor syzet e tij inteligjente për të pozicionuar kamerën e tij dhe për të shkrepur imazhe.

Fotografitë e Lalit janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale ndërsa ai sqaron se udhëtimet e tij janë kufizuar nga pandemia, por kur bota të hapet përsëri ai do të dëshironte të fotografonte malet e Gadishullit Kamchatka në Rusi dhe të shikonte përsëri Dritat e Veriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit