minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fshati alpin që nuk përdor makina

0
Fshati alpin që nuk përdor makina

Një fshat malor në veriperëndim të Italisë, Kamoshi (Chamois), njihet për një fakt shumë të veçantë: mospërdorimin e makinave. I shtrirë në shpatet e thepisura të Luginës Aosta, fshati lidhet me vende të tjera, përmes shtigjeve dhe rrugëve të shkelura vetëm nga njeriu, biçikletat dhe traktorët e rastit.

Në 1815 metra lartësi, Kamoshi u mbajt larg nga autostradat dhe trafiku i zhurmshëm. Megjithatë, me zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe lulëzimin ekonomik në fillim të viteve 1960, fshatarët e kësaj zone nisën të mendonin nëse do ta pranonin përdorimin e automobilave, apo jo.

Në vitin 1965, 95% e banorëve të fshatit votuan kundër një rruge që do t’i lidhte me luginën poshtë. Në vend të kësaj, ata kërkuan ndërtimin e një teleferiku, për të zëvendësuar përdorimin e mushkave, që kishte qenë prej kohësh metoda kryesore e transportit.

Megjithatë, Kamoshi vazhdon të tkurret dhe popullsia sot numëron afërsisht 100 banorë. Banorët e saj mbeten të vendosur, jo vetëm për të ndaluar përdorimin e makinave, por edhe për të eksperimentuar me projekte ekologjike, si sistemet e energjisë së rinovueshme.

Advertisement

Kamoshi ndonëse i izoluar, ende tërheq vizitorë të shumtë që adhurojnë aktivitetet në natyrë. Në verë, çiklistët dhe shëtitësit eksplorojnë zonën, ndërsa në dimër, pistat e skive mbushen me skiatorë nga e gjithë bota.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit