minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Fshati me 300 banorë që dëshiron të bëhet shtet i pavarur

0
Fshati me 300 banorë që dëshiron të bëhet shtet i pavarur

Mbi një kodër paqësore e piktoreske në rivierën italiane ndodhet një fshat i vogël me një ëndërr të madhe: të bëhet një shtet i pavarur.

Principata e Seborgës e ka tashmë flamurin, Himnin Kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe sigurisht, edhe monarkun e vet. Dhe shpreson që një ditë të fitojë njohjen ligjore, të cilën e kërkon që prej viteve 1960.

Sidoqoftë, për momentin, Seborga është thjesht një katund në veri të provincës italiane Imperia, pranë Francës, me vetëm 300 banorë, në një sipërfaqe prej gati 13 kilometrash katrorë. Rruga që të çon në qendër të fshatit ka një kufi jozyrtar, ku qëndron flamuri dhe zakonisht edhe një i vetëshpallur roje kufitare.


FSHATI ITALIAN PA MAKINA 1024x576<!–

Advertisement

–>

Fshati alpin që nuk përdor makina

Advertisement

E pozicionuar mbi kodër, nga Seborga sheh pamje spektakolare të rivierës, si dhe Principatës së Monakos, ndoshta mikroshteti më i famshëm në botë dhe frymëzimi i Seborgës për pavarësi.

“Avokatët po punojnë për këtë”, thotë Lartmadhëria e Saj, Princesha Nina e Seborgës. “Prandaj edhe unë u zgjodha Princeshë”.

Aty, monarkia nuk është e trashëgueshme, zgjedhjet mbahen çdo 7 vite dhe Princesha Nina është gruaja e parë që mban këtë post. E lindur në Gjermani, Nina Döbler Menegatto jetonte në Monako kur zbuloi Seborgën 15 vite më parë me ish-bashkëshortin e saj dhe ish-Princin, Marcello I, i cili abdikoi në vitin 2019. “Fillimisht, mendova se gjithë kjo histori ishte argëtuese dhe nuk e mora seriozisht”, thotë ajo. “Por më pas zbulova që është e vërtetë”.

Advertisement

italisht 1280x720<!–

–>

I izoluar nga bota, fshati italian ku nuk flitet italisht

Advertisement

Pretendimet për pavarësi nisën në vitet 1960, kur Giorgio Carbone, mësoi mbi historinë e qytezës dhe gjeti diçka të befasishme. Seborga u ishte dhuruar fillimisht priftërinjve benediktinë në vitin 954, ndërsa në vitin 1729 ata ia shitën Mbretit të Sardenjës, e cila më pas do të bëhej pjesë e Mbretërisë së Italisë. Por, sipas Carbones, nuk ka asnjë akt shitjeje, pra Seborga nuk ka qenë kurrë ligjërisht pjesë e Italisë. “Është e vështirë të mendosh se, thuajse 300 vite më vonë, mungesa e dokumenteve të shërbejë si bazë e nismës ligjore për të marrë njohje”, thotë Graziano Graziani, ekspert italian në mikroshtete. “Sidoqoftë, komuniteti që beson në pavarësinë e Seborgës e bazon kërkesën pikërisht në këtë pikë”.

Gjykata Kushtetuese Italiane dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të të Njeriut, e kanë refuzuar më parë kërkesën e fshatit, por Princesha është e vendosur. “Sigurisht që nuk është çështje e lehtë”, thotë ajo. “Nuk do të ndodhë sot, apo nesër, por nuk është e pamundur. Shikoni si u realizua Brexit”.

Advertisement

Princesha Nina e pranon se e gjithë kjo histori i bën mirë biznesit. “Është diçka fantastike për turizmin, të mos e mohojmë. Kush nuk dëshiron të vizitojë një përrallë, të takojë princeshën dhe karrocën me kalë?”, thotë ajo.


banoret 1024x576<!–

–>

Advertisement

Vetëm dy banorë në fshat, por të dy e mbajnë maskën

Princesha thekson se nuk ka asgjë të paligjshme në aktivitetet e “Principatës”, pasaportat janë thjesht për qejf dhe monedha vendase, Luigino, pranohet vetëm në dyqanet e fshatit, por jashtë tij, është vetëm një suvenir.

Advertisement

Megjithatë, Giorgio Carbone, i cili sundoi Seborgën deri në vdekjen e tij në vitin 2009, i çoi gjërat në tjetër nivel. “Në vitet 1960 ai mbyllte kufirin dhe nuk lejonte askënd të ngjitej, nuk pranonte t’i paguante taksa Italisë”, thotë Nina.

Italia gjithsesi ka në Seborga një autoritet të vetin, një këshill të fshatit të përbërë nga 9 banorë vendas dhe një kryetar që zgjidhet rregullisht si në çdo rajon të Italisë. “Zyrtarisht, duhet të ishim në luftë me njëri-tjetrin”, thotë Princesha Nina. “Por jozyrtarisht, jemi miq…”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova