
Vjeshta është jashtëzakonisht e bukur, prandaj nuk mund t’i shmangim emocionet për kombinime fantastike. Temperaturat po bien mjaftueshëm për të rikthyer elementët kryesorë të garderobës si xhaketat dhe çizmet prej lëkure, ndërkohë që një gamë e re me ngjyra dhe modele të ngrohta zënë qendrën e vëmendjes.
Dhe edhe nëse ndiheni pak melankolik kur i thoni lamtumirë stilit veror të shkujdesur, moda e vjeshtës është këtu për t’ju gëzuar.
Një kombinim që mund ta arrini lehtësisht këtë është një fund elegant me çizme. Mund të luani me teksturat, ngjyrat, volumin, gjatësinë, lartësinë e takave dhe shumë variacione të tjera që e bëjnë çdo kombinim fundesh dhe çizmesh të duket krejtësisht unik.













