Një grua në Turqi pretendon se të dielën festoi ditëlindjen e saj të 119-të, duke e bërë atë në këtë mënyrë personin më të vjetër në botë.

Mediat turke raportojnë se Seker Arslan e festoi ditëlindjen e saj e rrethuar nga familjarët e saj në qytetin verior të Amasya. Sipas kartës së identitetit, ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1902.

Megjithatë, duket se familjarët e saj e kanë bërë llogarinë gabim pasi i çuan gjyshes një tortë me numrin 120.

Zonja Arslan ka 6 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe mendohet ta ketë trashëguar jetëgjatësinë nga e ëma e cila jetoi gjithashtu deri 110 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vajza e saj, Serap Yueksel ia dedikon jetën e gjatë të nënës së saj të ushqyerit me prodhime natyrale si, gjalpë, djathë e mjaltë.

“Gjalpi, djathi dhe mjalti nuk mungojnë në tavolinë. Ajo e zë kosin vetë dhe akoma e ha një vezë të zierë çdo mëngjes”.