minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjërat që duhet të dini mbi lodhjen kronike

0
Gjërat që duhet të dini mbi lodhjen kronike

Sindroma e lodhjes kronike është një sëmundje me origjinë neurologjike që është relativisht e panjohur si nga shoqëria, ashtu edhe nga shumë profesionistë shëndetësorë. Karakterizohet nga shfaqja e lodhjes gjatë kryerjes së ndonjë përpjekjeje fizike minimale dhe nuk përmirësohet me pushim. Gjithashtu, lodhja kronike vazhdon për të paktën gjashtë muaj.

Megjithatë, kjo lodhje fizike dhe patologjike, e cila kufizon shumë aktivitetet që personi ka kryer më parë, nuk ka një sëmundje që e sjell, si për shembull një problem me frymëmarrjen apo zemrën. Gjithashtu, kjo lodhje fizike nuk vjen vetëm, por shoqërohet edhe me lodhje mendore.

Mjeku spanjoll Joaquím Fernández Solá shpjegon se njerëzit me sindromën e lodhjes kronike kanë mungesë përqendrimi, ngadalësim të rrjedhës së të menduarit, përgjumje gjatë ditës dhe probleme gjatë gjumit. Ai shton se njerëzit me lodhje kronike mund të kenë gjithashtu probleme të të kuptuarit të leximit dhe “ndonjëherë kur flasin, bllokohen. Ata e dinë se çfarë duan të thonë, por e kanë më të vështirë të nxjerrin fjalët”.

Përveç kësaj, shfaqen simptoma të tjera shumë të ngjashme me ato të gripit: dhimbje kockash dhe muskujsh, dhimbje koke, dhimbje të fytit, temperaturë e luhatshme dhe ënjtje e gjëndrave.

Advertisement

Nuk ka origjinë psikologjike

Megjithëse sindroma e lodhjes kronike shpesh i është atribuar shkaqeve psikologjike, nuk është aspak e vërtetë. Edhe pse nuk dihet shkaku i saktë i saj, “është një sëmundje që duam ta ndajmë nga origjina psikologjike, sepse nuk e ka atë origjinë. Tashmë e dimë që nuk është”, thotë Fernández Sola. Kjo sëmundje, e cila prek 0,5% të popullsisë së botës, ka një pjesë neurologjike dhe inflamatore.

Shkaqet e sindromës së lodhjes kronike

Nuk dihet saktësisht pse shfaqet lodhja kronike, megjithëse besohet se është për shkak të një bashkimi të disa faktorëve. Në këtë mënyrë, sindroma mund të shkaktohet tek njerëzit me predispozicion gjenetik dhe më shpesh tek gratë.

Advertisement

Si në çdo gjë, të kesh një predispozitë gjenetike nuk do të thotë që sëmundja do të zhvillohet në të gjitha rastet. Që kjo të ndodhë duhet të ketë një shkas. Me disa nga këto shkaqe njihuni në fotogalerinë e mësipërme.


d9a6b4f8 KOPOSI 1200x720

Advertisement

6 probleme shëndetësore që shkaktojnë lodhje të përhershme


lodhja mendore e fizike

Advertisement

9 produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit