Ndërsa paketa e përbashkët turistike për juglindjen vijon të premtohet nga institucionet shtetërore si një risi që do të vijë në të mirë të turizmit, kjo është bërë realitet shumë thjeshtë dhe bukur nga vetë të apasionuarit e natyrës, ecjes në mal dhe admiruesve të vendeve që kanë lënë gjurmë në histori.

Organizatorë të guidave turistike, të Korçës, Pogradecit dhe Librazhdit i kanë dhënë një leksion institucioneve të ngadalta shtetërore, duke organizuar ngjitjen në Gurin e Kamjes në Pogradec.

Guri i Kamjes

 “Institucionet janë ende nëpër zyra në kuadrin e fjalëve, ne po tentojmë ta çojmë në veprim. Kemi një grup të madh alpinistësh, gati 40 pjesëmarrës”, thotë një nga organizatorët.

Pjesëmarrja e madhe e të apasionurave për ecjet në natyrë jo vetëm nga Pogradeci, por edhe nga Librazhdi, Tirana, Korça dhe Ohri, tregon se vullneti dhe dëshira për të bërë gjëra të mira janë të mjaftueshme që premtimet të mos mbesin në letra për një kohë të gjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";