minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hardhucat me madhësinë e një qeni po “pushtojnë” jugun amerikan

0
Hardhucat me madhësinë e një qeni po “pushtojnë” jugun amerikan

Hardhuca me madhësinë e një qeni janë duke u përhapur me shpejtësi në shtetet jugore amerikane, thotë “National Geographic”. Tegu bardhezi, siç njihet hardhuca në fjalë, është pikasur në Florida, Xhorxhia, Alabama, Luiziana, Karolinën e Jugut dhe deri në Teksas. Disa prej individëve kanë qenë deri në 1,2 metra të gjatë.

Hardhuca e ka habitatin natyral në Amerikën e Jugut, saktësisht në Brazil, Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai. Ato kanë mbërritur në SHBA fillimisht si kafshë shtëpiake, por janë shumuar ndjeshëm pasi një pjesë e mirë e kafshëve janë arratisur, ose janë lëshuar vetë nga pronarët.

National Geographic raporton se në periudhën 2000-2010, 79 mijë hardhuca të gjalla janë importuar në SHBA. Rreziku i një “pushtimi” të mirëfilltë është ngritur pasi një hardhucë e tillë femër mund të bëjë deri në 35 vezë, çka e rrit ndjeshëm numrin. Ato janë më aktive gjatë ditës dhe kalojnë dimrin në letargji.

Edhe pse kafsha nuk përbën rrezik për njerëzit, ajo mund të shkaktojë plagë në trup nëse të kafshon, por edhe të dëmtojnë fermerët apo banorët e zonave rurale, pasi ushqehet me vezë dhe kafshë të tjera toke dhe uji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit