minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Harron kafenenë të hapur, të panjohur hyjnë, pinë birra dhe… i paguajnë

0

Duket si histori filmash, nga ato filmat me finale të papritur, që meriton duartrokitje, por është ajo që ka ndodhur vërtet në një qytezë në Marke të Italisë.

Anca Nicoleta Scolareanu është një 32-vjeçare rumune prej vitesh në Itali, që me shumë sakrifica ka hapur një kafene të vogël në qytezën e Sant’Angelo in Pontano.

Pas periudhës së vështirë të pandemisë, aktiviteti po rifillonte të fitonte disi, por një mëngjes gjithçka u duk sikur mund të vihej në rrezik. Anca gjeti derën e aktivitetit të saj të hapur.

Menjëherë u kujtua se faji ishte i saj, dhe se për shkak të shpejtësisë kishte harruar qepenin lart, me aktivitetin totalisht të pambrojtur. Anca hyri në kafene  me tmerrin se gjatë natës gjithçka që ishte brenda mund të ishte bastisur, Por surpriza ishte e madhe.

Advertisement
Anca Scolareanu, pronarja e kafes

Gjithçka ishte në rregull, mungonin vetëm dy birra, të zëvendësuara nga një cope letre ku ishte shkruar “Morëm dy shishe, ja ku i keni paratë”.

Kamerat e sigurisë kishin fiksuar skenën, ku shiheshin tre të rinj që kishin parë dyert hapur, dhe pasi nuk kishin marrë përgjigje, ishin vetëshërbyer, duke dhënë në fund atë që mendonin se ishte haku i duhur.

Një gjest i ndaluar, në terma juridike, por që ka emocionuar pronaren e kafes. “Një gjest i bukur që të jep shpresë. Mund të iknin pa paguar, nuk e bënë. Ishte si një dhurate, një shenjë respekti për punën që bëj. Dua t’i falënderoj publikisht, po u shfaqen do t’i ofrojë një pije falas”, thotë pronarja me fat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova