minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Harry rikthehet në Britaninë e Madhe, shpresë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me familjen

0

Princi Harry do të kthehet në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në funeralin e gjyshit të tij, të shtunën. Do të jetë hera e parë që djali i vogël i princeshës Diana kthehet në atdhe, që kur ai dhe bashkëshortja Meghan u tërhoqën nga detyrat mbretërore në muajin mars duke u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara.

Kureshtja për pjesëmarrjen ose jo të çiftit rebel që një muaj më parë lëshoi akuza të rënda kundër pjesëtarëve të familjes mbretërore ishte e madhe, por ndërsa Harry nuk do të mungojë në ceremoninë e lamtumirës së princit Philip, bashkëshortja e tij shtatzënë nuk do të jetë. Siç u bë e ditur, mjeku i ka rekomanduar të mos udhëtojë.

Ish-kryeministri John Major mendon se funerali i Dukës së Edinburgut do të jetë mundësia ideale për të sheshuar mosmarrëveshjet që mund të ekzistojnë në familjen mbretërore britanike.

“Krisja mes Harryt dhe familjes mbretërore, duhet të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur. Harry dhe William ndajnë të njëjtat emocione, të njëjtën dhimbje për gjyshin e humbur. Mendoj se është mundësia ideale për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve”, deklaroi ai.

Advertisement

Si çdo person tjetër që vjen nga jashtë princi Harry duhet të zbatojë rregullat kundër pandemisë, si dhe të kryejë testin tre ditë para nisjes dhe të karantinohet në banesë.

Por a do të lejohet ai të marrë pjesë në funeral? Sipas rregullave në Angli, personat që vijnë nga jashtë mund të dalin nga vendi i tyre i karantinës në rrethana të kufizuara. Këtu përfshihet edhe pjesëmarrja në funeralin e një familjari. Funerali për princin Philip do të mbahet pranë kështjellës Winsdor, pas më shumë se një jave homazhe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit