Imagjinoni një qytet i cili prej thuajse një viti vuan mungesën e jetës artistike, gjallërinë e bizneseve apo parqet e mbushura me fëmijë.

Gjithçka dukej e zymtë në rrugët e Haverhill deri këtë fundmarsi, kur këshilli i qytetit, me në krye Sara Marsh vendosi t’u bënte thirrje qytetarëve të vet, të jepnin hua veprat e tyre të artit për t’i ekspozuar në qytet, në vitrinat e dyqaneve ku mungesa e aktivitetit është një pamje jo pozitive për banorë që kalojnë çdo ditë përkrah këtyre vitrinave të varfra.

‘‘Një vend më i këndshëm për të jetuar, punuar dhe vizituar’’, kjo ishte thirrja e Sara Marsh, një thirrje që persona mes moshës 87 dhe 97 vjeç iu përgjigjën masivisht.

Ato kanë dërguar në këshillin e qytetit veprat e tyre kryeshit piktura dhe skultpura për të gjallëruar sadopak jetën e banorëve. Dhe rezultati është fantastik, pasi ekipi mori shumë më tepër vepra arti nga sa kishin parashikuar, ndërsa qyteti është mbushur me ngjyra dhe jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";