minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Syri i Kaltër” dhe deti Jon, ngjyrat si arratisje nga virusi

0

Një herë e një kohë, fryu një erë kaq e fortë, deti u ngrit shumë dhe nga fundi i tij thonë se doli një gjarpër. Shumë të tjerë e tregojnë këtë histori me kuçedër apo dragua. Sidoqoftë bisha e detit, tërbuar se kish dalë nga deti dhe ish përplasur në malin e Sopotit, nisi të ndalte ulin, t’ua bënte banorëve jetën mjaft të vështirë.

Kjo krijesë madhështore hante kafshët dhe të mbjellat e njerëzve i prishte. Madje sipas legjendës, gjarpri nisi të rrëmbente edhe vajzat, ndaj burrat e kësaj zone u bënë bashkë për të vrarë këtë krijesë të ligë që po u merrte me vajzat edhe jetët që vinin më pas.

Bisha u mposht dhe në agoninë e vdekjes thonë se e përplaste bishtin aq fort sa në faqen e malit ende nuk kanë ikur shenjat e asaj kohe. Nga syri i krijesës madhështore nisi të buronte ujë i kulluar, me ngjyra të jashtëzakonshme që sot i jep jetë gjithë zonës aty.

Është “Syri i Kaltër”, një mrekulli e natyrës që gjendet vetëm 2 kilometra në të majtë të rrugës Sarandë-Gjirokastër.

Advertisement

A2 CNN gjendet këtu sepse me ngjyrat e këtij vendi dëshiron t’ju njoftojë se sezoni turistik ka nisur. Bukuritë mahnitëse të kësaj perle të natyrës shtohen për shkak të rrethimit nga gjelbërimi i rrallë që natyra e ka falur pa kursim. Por, rruga për të shkuar aty shpeshherë ka qenë e mërzitshme, e mundimshme dhe jo pak herë penguese për vizitorët.

Rruga kërkon vëmendjen e shtetit, e në hapjen zyrtare të sezonit ministri Klosi u kujdes të rrëfente se puna ka  nisur, ndonëse shumëkush mund të donte që në këtë hapje të sezonit rruga të kish përfunduar.

Rruga nuk mund të shtrohet me asfalt pasi kjo është zonë e mbrojtur, por të mirëmbahet është shumë. Herë pas here ajo dëmtohet nga shirat e rrëmbyeshëm të dimrit dhe kostoja që i bie shtetit është jo e vogël. Megjithëse duke marrë në konsideratë sa paguajmë për një dhomë hoteli në jug të vendit, çmimi i biletës për të parë këtë mrekulli të natyrës, është tmerrësisht i ulët.

Por, sa vlerë ka të paguajmë hotelet që në më të shumtën e herëve shërbimin e ofrojnë për jo më pak se 50 mijë lekë, ndërsa këtë mrekulli ta vlerësojmë vetëm me 50 lekë? A do të mundet ta mirëmbajmë dot kështu?

Advertisement

Ndonëse vështirë të largohesh nga ky vend, rruga drejt brigjeve të jugut, na thërret. Ndonëse sezoni hapet zyrtarisht këto ditë të fundit të majit, deti Jon aq i frekuentuar gjatë korrikut dhe gushtit i ka pritur edhe pa zyrtarizime dashamirësit e plazhit.

U ndalëm në Dhërmi, në një nga fshatrat e jugut që lakmohet shumë, sepse takimi për komitetin e turizmit do të mbahet aty.

Siguria e pushuesve është kryefjala, por në takim nuk mungojnë edhe kërkesa të tjera të shtruara nga operatorët turistikë. Por, të flasësh për problematika buzë detit është e vështirë dhe shpeshherë fjala ndërpritet, ndonëse operatorët tregojnë se vullneti për t’i bërë gjërat mirë është i madh. E përbashkëta me sezonin e shkuar është leja që i duhet biznesit për të operuar, një aplikim që operatorëve I duhet ta ndërmarrin në e-albania.

Gjithçka tjetër për strukturat e shtetit duket më pozitiv këtë sezon. Ministri Klosi është i bindur se do të kemi më shumë turistë se vitin e shkuar, që u vulos me damkën e pandemisë. Kjo është e qartë me përpjekën e biznesit në këto brigje, me përpjekje që jo pak herë lidhet edhe me brandet ndërkombëtare që pritet të mbërrijnë në plazhet tona.

Advertisement

Ndërtimi dhe investimet kanë nisur ashtu sikurse sezoni, që ndonëse duhet t’i kishte këto zhurma para se dielli t’i premtonte rrezet detit, dhe njerëzit të zgjidhnin kredhjen në këto ujëra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit