minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

‘Hëna blu’, si ndikon te gjumi, disponimi dhe sjellja?

0

Një fenomen unik qiellor pritet të përjetohet sonte. Për të gjithë ju që sonte në mbrëmje do të ngrini sytë në qiell do të shikoni hënën e plotë. “ Hëna blu”, siç quhet hëna e plotë e mbrëmjes së sotme, është superhëna e dytë e plotë brenda një muaji. Më parë, u përballëm me këtë super hënë me 1 gusht. Titulli “hëna blu” nuk i referohet ngjyrës, por përsëritjes së hënës së plotë brenda të njëjtit muaj. Ky është një fenomen që ndodh çdo dy deri në tre vjet.

Pamja pritet të jetë shumë mbresëlënëse, duke qenë se edhe hëna blu është një superhënë, pra do të jetë në pikën më të afërt të orbitës së saj rreth Tokës. Në këto raste, hëna duket deri në 14% më e madhe ose 30% më e ndritshme.

Thjesht një fenomen mbresëlënës apo një faktor shëndetësor me ndikim?
Ndërsa diskutimet për hënën e sotme janë në qendër të diskutimeve, teoritë rreth efekteve që kanë fazat e ndryshme të hënës në shëndetin e njeriut po rishfaqen. Shkenca nuk ka një përgjigje përfundimtare. Gjetjet janë të shumta, legjendat urbane akoma më shumë.

Disa nga pretendimet e lidhin hënën me manifestimet e shëndetit fizik dhe mendor, si ndryshimet në ciklin menstrual, çrregullimet e gjumit, por edhe sjelljet e dhunshme. Besimi se hëna ndikon në shëndetin e njeriut daton që në kohët e lashta dhe është i përhapur. Mjafton të theksohet se në Greqinë dhe Romën e lashtë, gratë mbanin hajmali në formën e gjysmëhënës për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij, për të përmirësuar pjellorinë e tyre dhe për të pasur një lindje të mirë.

Advertisement

Nga shekulli i 16-të, për më tepër, gjurmimi i pozicionit të hënës ishte një pjesë integrale e mjekësisë, sipas Louise Devoy, kuratore e Observatorit Mbretëror të Greenëich. “Besohej, për shembull, se një Hënë në rritje rriti gjakderdhjen menstruale dhe një Hënë e plotë rriste ethet”.

Cila është e vërteta për marrëdhënien mes hënës dhe ciklit menstrual?
Ekziston një teori në lidhje me marrëdhënien midis hënës dhe ciklit menstrual, megjithëse mbetet shkencërisht e dyshimtë. Në 1708, mjeku Richard Mead publikoi teorinë e tij për veprimin e diellit dhe hënës dhe efektin që mund të ketë në shumë sëmundje. Duke u frymëzuar nga teoritë e Isaac Neëton, ai argumentoi se tërheqja gravitacionale e hënës ndikon në lëngjet në trupin e njeriut, duke përkeqësuar gjendjet si epilepsia dhe gurët në veshka, si dhe ciklin menstrual. Megjithëse nuk ka asnjë provë shkencore për të mbështetur teoritë e Mead, ideja vazhdon.

Në vitin 2016, aplikacioni i gjurmimit të periodave Clue analizoi të dhënat e më shumë se 1.5 milion përdoruesve për të përcaktuar nëse mund të kishte një lidhje midis fazave hënore dhe ciklit menstrual. Studimi nuk gjeti asnjë lidhje.

Mit apo e vërtetë për efektin e hënës në gjumë?
Është një pyetje shumëvjeçare nëse hëna e plotë ndikon në gjumë. Një studim i vitit 2013 me 33 vullnetarë zbuloi se njerëzve u duhej mesatarisht 5 minuta më shumë për të rënë në gjumë gjatë Hënës së Plotë dhe shpenzonin 30% më pak kohë në gjumë të thellë. Megjithatë, dy eksperimente të ngjashme që pasuan nuk arritën të përsërisin rezultatet.

Advertisement

Për disa mijëvjeçarë, ekzistonte një besim i përhapur për lidhjen midis hënës së plotë dhe sjelljeve ekstreme të njeriut,” shkruan historiani John J. Johnston në librin e tij The Moon Expo. Aristoteli besonte se përmbajtja e lartë e ujit në tru e bënte atë të ndjeshëm ndaj fazave të ndryshme të Hënës. Kështu, u krijuan teori për “baticat” e mendjes.

Po lidhja e hënës me disponimin?
Niall McCrae, autor i librit The Moon and Madness, ka kritikuar studimet e mëparshme shkencore që sugjerojnë një lidhje midis hënës dhe shëndetit, pa e përjashtuar megjithatë plotësisht “efektin hënor”.

” Sigurisht, Hëna nuk ka një ndikim të dukshëm në jetën e shumicës së njerëzve, por ne nuk mund të përjashtojmë rolin e saj të mundshëm në faktorë të ndryshëm mjedisorë që mund të ndikojnë në gjumin, disponimin dhe vitalitetin tonë,” thotë ai.

“Për momentin, asnjë provë shkencore bindëse nuk është shfaqur se hëna ndikon në biologjinë e njeriut ose shëndetin mendor,” përfundon Richard Dunn në librin e tij The Moon.  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit