minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hëna e Jupiterit, Evropa, mund të shkëlqejë edhe në errësirë

0
Hëna e Jupiterit, Evropa, mund të shkëlqejë edhe në errësirë

Hëna e Jupiterit, e emërtuar si Evropa, me njërën anë që shkëlqen dhe tjetrën të zhytur në errësirë, si ana më e largët, është bërë, së fundmi, objekt studimi. Të dhënat e reja, tregojnë se oqeani nën sipërfaqen e akullt të Hënës, në anën e largët, mund të ndriçojë në të vërtetë një dritë të bardhë të dukshme, me ngjyrime jeshile ose blu. NASA mendon se ky efekt është rezultat i goditjes së oqeanit të akullt me rrezatim të vazhdueshëm nga Jupiteri.

Autori kryesor i studimit, tha se, nëse Evropa nuk do të ishte nën këtë rrezatim, do të dukej ashtu siç na duket Hëna jonë, errësirë në anën e hijes, por pikërisht sepse është e bombarduar nga rrezatimi i Jupiterit, shkëlqen edhe në errësirë.

Hëna e akullt e Jupiterit, Evropa, konsiderohet si një nga të vetëm trupa në sistemin tonë diellor që ka potencialin të shfaqë shenja jete, kjo pasi oqeani i thellë, nën një kore të ngrirë, ashtu si ajo e Tokës, mund të përmbajë kripëra dhe shtëllunga avulli uji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit