minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Hëna e krimbave” ndihmoi në zhbllokimin e Kanalit të Suezit!

0
“Hëna e krimbave” ndihmoi në zhbllokimin e Kanalit të Suezit!

Një fenomen i veçantë qiellor ka gjasa ta ketë bërë më të lehtë zhvendosjen me sukses të anijes gjigante që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë.

Sipas NASA-s, e ashtuquajtura “Hëna e plotë” e së dielës, 28 mars, apo e njohur edhe si  “Hëna e krimbave” ndikoi në krijimin e një batice të lartë pranverore – rreth 46 centimetra mbi normale – çka mund të ketë lehtësuar procesin e ndreqjes dhe zhvendosjes së anijes.

“Përgjatë një viti ka 12 deri në 13 hëna të plota, por vetëm gjashtë deri në tetë shoqërohen me një baticë të lartë, sepse Hëna është më afër Tokës gjatë fenomenit të hënave të plota”, tha meteorologu i CNN, Judson Jones.

Superhëna e marsit ishte e para e vitit dhe pritej të ishte hëna e katërt më e ndritshme e vitit 2021.

Advertisement

Anija e madhe me kontejnerë “Ever Given” që u bllokua më 23 mars në kanalin e Suezit arriti të zhvendosej pas gati një jave përpjekjeje me anë të varkave tërheqëse dhe lehtësimit të ngarkesës në bordin e anijes. Megjithatë, mesa duket ndihmues në këtë proces ka qenë edhe fenomeni i veçantë natyror i “Hënës së plotë”.

Lexo edhe:
Të gjithë sytë drejt qiellit

Advertisement

Lexo edhe:
Zhbllokohet Kanali i Suezit

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit