minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hoteli luksoz në mes të… askundit

0
Hoteli luksoz në mes të… askundit

Kufiri midis Katarit dhe Arabisë Saudite është një zonë krejtësisht e zbrazët, ku nuk gjindet asgjë, përveçse një shkretëtirë të madhe. Por, diçka u shfaq, para disa kohësh, në mes të askundit: një kompleks luksoz hotelesh.

Hilton Salwa Beach Resort & Villas, sigurisht që nuk është një hotel i thjeshtë. I parë nga ajri ngjan me një qytet të tërë bregdetar, organizuar me plazhe dhe një port qendror. Disa vila dhe ndërtesa të bardha ngrihen rreth pishinave blu dhe rërës së artë, ndërsa pas tyre, shtrihen oaze të gjelbra. 

Kompleksi ka 84 vila, me dy ose katër dhoma gjumi, me pishina private dhe akses të drejtpërdrejtë në plazhin me rërë të bardhë. Gjithashtu, ka 31 apartamente dhe vila të stilit arab, ndërsa hoteli zotëron 246 dhoma dhe suita. Pjesë e kompleksit janë më shumë se 20 dyqane ushqimore, fusha sportive, pishina të rrethuara nga kopshte, palestra etj. Me një strukturë të tillë, kompleksi konsiderohet një nga vendpushimet më të mëdha të Lindjes së Mesme.

Aksion dhe adrenalinë

Përveç ambienteve luksoze ku mund të pushojnë, turistët zgjedhin të argëtohen edhe në aktivitete të ndryshme që ofrohen nga hoteli. Një kryevepër e kompleksit është Parku Ujor, i mbushur me pishina të shumta për fëmijë dhe kënde lojërash. Të rriturit gjithashtu mund të guxojnë të luajnë sporte ekstreme apo të zhyten nën ujë. Parku është edhe shtëpia e asaj që cilësohet si struktura e parë e kanioneve të krijuar nga njeriu. 

Advertisement

Pas argëtimeve të shumta, vizitorët kanë mundësi të shijojnë restorantet e shumta të hoteli që ofrojnë një shumëllojshmëri pjatash nga kuzhina tipike e Lindjes së Mesme, asaj italiane apo kineze.


plazh 1280x720<!–

–>

Advertisement

Ishulli luksoz i Dubait ku çdo dhomë ka plazhin e vet privat

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit