minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta drejtori artistik i Louis Vuitton

0

Virgil Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton për koleksionin e veshjeve për burra dhe drejtori ekzekutiv i Off-White, u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare.

Përmes një deklarate zyrtare, LVMH Mowt Hennessy, Louis Vuitton, njoftoi se Abloh luftonte me kancerin prej vitesh.

“Të gjithë jemi të shokuar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të madhe”, tha Bernard Arnault.

Virgil Abloh ishte dizajner, DJ dhe sipërmarrës amerikan, i cili ka qenë drejtor artistik i koleksionit të veshjeve për burra të Louis Vuitton që nga marsi 2018. Abloh ishte gjithashtu drejtori ekzekutiv i labelit me bazë në Milano, Off-White, një shtëpi mode të cilën e themeloi në vitin 2012.

Advertisement

Me përvojë në arkitekturë, Abloh i hyri botës së modës përmes street fashion. Në vitin 2009, ai kreu një praktikë te Fendi së bashku me Kanye West. Pas kësaj, ai bashkëpunoi me Kanye dhe nisi themelimin e Off-White.

Virgil Abloh ishte amerikani i parë me origjinë afrikane që ishte drejtor artistik i një shtëpie mode luksoze franceze. Në vitin 2018, ai u cilësua nga revista Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit