minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

I fortë dhe fleksibël, druri me të cilin do të ndërtohen shtëpitë moderne

0
I fortë dhe fleksibël, druri me të cilin do të ndërtohen shtëpitë moderne

Në kërkim të mënyrave për të ndërtuar shtëpi që janë miqësore me ambientin, Earl Forlales vendosi që të mos shihte në drejtim të së ardhmes, por të kthejë sytë nga e shkuara.

Gjyshërit e tij, si shumë breza të tjerë filipinas, jetonin në ato që quhen “Bahay Kubo”, një lloj kasolleje e ndërtuar me bambu. “Filipinasit i kanë përdorur bambutë për të ndërtuar shtëpi edhe përpara kolonizimit, për mijëra vite,” thotë ai.

E fortë dhe fleksibël, bambuja është një nga bimët me rritje më të shpejtë në botë: ndërkohë që druve të butë dhe të fortë mund t’u duhen nga 40 deri në 150 vite që të “piqen”, bambuja është gati që të mblidhet brenda tre viteve.

Nëse përpunohet, druri i bambusë mund të zgjasë për dekada me radhë. Pasi e kuptoi se “Bahay Kubo” mund të adaptohet e të kthehet në shtëpi të kohëve moderne, Forlales nisi që të ndërtonte shtëpitë e tij prej bambuje. Me idenë e tij fitoi sfidën “Qytete për të ardhmen tonë”, të organizuar nga “Royal Institution of Chartered Surveyors” në vitin 2018 dhe një vit më vonë, bashkëthemeloi Cubo-n në vitin 2019. Kompania hodhi në treg shtëpitë parafabrikato në nëntor të vitit 2020 dhe strukturat që mund të bëhen gati në vetëm disa ditë, mund të zgjasin deri në 50 vite.

Advertisement

Earl Forlales shpreson tashmë që shtëpitë që kompania e tij ndërton me dru bambuje mund të ndihmojnë në shtimin e godinave që ndërtohen me materiale që nuk ndosin ambientin apo kërkojnë shpenzim të lartë energjie dhe në të njëjtën kohë ofrojnë shtëpi ekonomike për filipinasit në kohë krize.


qyteti i drunjte 1280x720<!–

–>

Advertisement

Kur e ardhmja sheh nga e kaluara, jeta në qytetet e drunjta


jemen 1280x720<!–

Advertisement

–>

Arkitektura e së ardhmes po sheh nga e kaluara

Advertisement


shtepiii shpella 1280x720<!–

–>

Advertisement

Brenda shtëpive të së ardhmes, ku mund të jetojmë si në parahistori

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit