minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Isha e pasigurt për trupin tim, derisa nisa të ushtrohesha në palestër”

0
“Isha e pasigurt për trupin tim, derisa nisa të ushtrohesha në palestër”

Rene Campbell është nëna e dy fëmijëve dhe mishëron fuqi dhe forcë. Me një trup mbuluar me tatuazhe domethënëse dhe plot muskuj, Campell i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës definimit të trupit të saj, për të cilin ajo vetë thotë se shkon “plotësisht kundër asaj që shoqëria mendon se duhet të duket një grua”.

“Unë isha shumë e pasigurt për trupin tim, shumë e pasigurt për veten time si një person,” tha 44-vjeçarja për CNN nga shtëpia e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa reflektonte mbi motivimin e saj për të transformuar veten.

“Unë vazhdimisht ndjehesha nën presion se gratë duhej të dukeshin në një mënyrë të caktuar.”

“Për shumë kohë kam luftuar me çrregullime të ngrënies, sepse vazhdimisht po përpiqesha të dukesha e dobët, ashtu si gratë janë në kopertinat e revistave. Më pas nisa të ushtrohesha dhe të transformoja trupin tim.”, thotë Rene, tashmë bodybuilder që numëron disa çmime.

Advertisement

Megjithëse Campbell thotë se i pëlqen mënyra se si duket tani, ajo thekson se ndonjëherë e trajtojnë shumë keq madje njëherë i kishin kërkuar të lërë tualetin e grave.

Sipas saj, njerëzit ende mendojnë se trupi i femrës lidhet vetëm me elegancën, por megjithatë Renenë, muskujt e bëjnë të ndihet grua e fuqishme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit