minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Izrael, fosilet e reja të Neandertalit rishkruajnë historinë e evolucionit njerëzor

0

Fosile të reja që datojnë që nga epoka e Neandertalit janë zbuluar në Izrael, dhe falë tyre historia e evolucionit njerëzor mund të rishkruhet. Mbetjet e 140 mijë viteve më parë, tregojnë se evolucioni i tyre nuk është arritur vetëm në kontinentin Evropian, por edhe në Lindjen e Mesme.

Drejtuesit e hetimit për të ekzaminuar fosilet e gjetura ishin studiues nga Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik i Jerusalemit, ndërkohë që studiuesit italianë nga Universiteti Sapienza i Romës dhe Universiteti i Firences, gjithashtu, kontribuan në studimet, botuar në “Science”.

“Elementi kryesor i këtij zbulimi është që daton rreth 140 mijë vjet më parë, në atë që përcaktohet si fundi i Pleistocenit të Mesëm. Përfaqëson një moment tranzicioni për evolucionin njerëzor, një kalim nga format arkaike të Homos në forma më moderne siç janë Sapiens ose Neandertal”, shpjegon Giorgio Manzi nga Sapienza.

Fragmentet e gjetura në gërmimin e Nesher Ramla, veçanërisht disa dhëmbë dhe pjesë të nofullës dhe kafkës, të analizuara me teknika të sofistikuara digjitale, kanë treguar se mbetjet shfaqin një kombinim unik të tipareve të Neandertalit dhe tipareve më arkaike.

Advertisement

“Nëse ato mbetje do të ishin gjetur në Evropë, nuk do të kishte asgjë veçanërisht të re. Do të kishte prova të reja mbi atë që besohej prej kohësh, domethënë se Neandertalët kanë arritur në Evropë dhe më pas janë përhapur në zona të tjera. Tani del që evolucioni i Neandertalëve do të kishte kontribut edhe nga Lindja e Mesme”, shpjegon Giorgio Manzi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit