Ja pse nuk duhet të shtriheni kurrë për të fjetur pa larë dhëmbët

Një hulumtim i fundit i Universitetit të Osakës ka dalë në përfundimin se, të shtrihesh për të fjetur pa larë dhëmbët në darkë, përbën një potencial të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, madje mund të çojë deri në vdekje të papritur.

Në hulumtimin e kryer në Universitetin e Osakës në Japoni, u përzgjodhën 1675 persona. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe si ata që i lajnë dhëmbët dy herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, ata që i lajnë dhëmbët vetëm gjatë natës, ata që i kanë larë vetëm në mëngjes dhe ata që nuk i kanë larë fare.

Studiuesit morën gjithashtu parasysh moshën, gjininë dhe historinë e pirjes së duhanit të pjesëmarrësve. Përveç kësaj, të dhënat shëndetësore të pjesëmarrësve u ekzaminuan nga studiuesit.

Hulumtimi u përqendrua në sëmundjet kardiovaskulare si dështimi i zemrës, aritmia, sulmi në zemër, dhimbje gjoksi dhe valvula e zemrës që kërkon kirurgji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata që lanë dhëmbët dy herë në ditë dhe vetëm natën, kishin përqindje dukshëm më të lartë të mbijetesës së sëmundjeve kardiovaskulare, sesa ata që nuk i lanë fare.

Sipas rezultateve të hulumtimit, larja e dhëmbëve vetëm në mëngjes është e pamjaftueshme dhe larja gjatë natës është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Scientific Reports”.