minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse nuk duhet larë pula para se të gatuhet?

0

Larja e pulës me ujin e rubinetit para se të gatuhet është e gabuar. Konfirmimi vjen nga Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit, sipas të cilës duke vepruar kështu, rrezikon rritjen e përhapjes së baktereve dhe rrezikun e infeksioneve. Ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë shpëlarja e pulës së papërpunuar përpara se ta gatuani, spërkatjet e ujit për ta larë atë nën rubinet mund të bartin baktere në zonat përreth, duke i depozituar ato në duar, në enët dhe në objekte pranë lavamanit, si dhe në rrobat e veshura.

Kjo ndotje do të lejonte që bakteret të përhapeshin në pjesën tjetër të kuzhinës dhe dhomave të tjera të shtëpisë. Fajtori kryesor është Campylobacter, i pranishëm në shumë lloje të mishit dhe në një masë më të madhe te mishi i pulës, i cili mund të shkaktojë infeksione të zorrëve ose sëmundje më të rënda.

Për të reduktuar rreziqet është më mirë që mishi të gatuhet drejtpërdrejt, pasi vetëm gatimi siguron eliminimin e tij efektiv. Për më tepër, në kuzhinë është më mirë të veçohen ushqimet e papërpunuara nga ato të gatuara dhe padyshim, të lahen mirë veglat që përdoren për mishin e papërpunuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit