minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Jaden Smith do të hapë një restorant ku më të pasurit paguajnë për të pastrehët

0

Jaden Smith, djali i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, do të hapë një restorant për t’u dhënë vakte falas njerëzve të pastrehë.

Restoranti “I Love You”, do të sigurojë ushqim vegan falas për ata që kanë nevojë në zonën Skid Row të Los Angeles.

Jaden thotë se dëshiron që ata që kanë mundësi të paguajnë për vaktin e tyre, të shpenzojnë pak më shumë, si një mjet për të paguar dhe vaktin e personit të pastrehë.

“Nëse nuk jeni i pastrehë, jo vetëm që duhet të paguani, por mund të paguani më shumë sesa vlera e ushqimit në mënyrë që të mund të paguani për personin që keni mbrapa jush,” shpjegoi 22-vjeçari.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit