minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Java e Modës në Nju Jork, frymëzuar nga vitet 20, Tadashi Shoji prezanton koleksionin e ri

0

Tadashi Shoji rikthehet në pasarelë, këtë herë me një koleksion mahnitës, frymëzuar për koleksionin e ri pranverë/verë 2022, nga moda e viteve ’20.

Gjithcka në këtë koleksion, edhe mënyra sesi u prezantua, na kthen 10 dekada pas, në realizimin e videove por edhe modeleve dhe copave, duke guxuar në krahasim me 100 vite më parë, vetëm me ngjyrat sepse eleganca mbetet po ajo.

 “Nëse jemi të pasur, mund të bëjmë gjithcka. Por edhe gjithckaja ka një kosto. Me këtë studio të improvizuar, ne kemi dashur të sjellim një ambjent miqësor. Ndaj mendoj që për ne, ky sezon, do të jetë mjaft i mirë dhe unë dua që klientët tanë të jenë të qartë për koleksionin që i ofrojmë”, tha ai.

Stilisti japonez prezantoi një koleksion të freskët, edhe pse frymëzuar nga moda e viteve 20, me fustane shumëngjyrëshe,ku spikasin lulet e dizajnet, dantellat e lehta apo prerjet e ngushta, xixat e thekët e gjatë.

Advertisement

73-vjeçari, thotë se pas 1 viti e gjysmë në pandemi dhe rikthimit sot në pasarelë, edhe fizikisht, është një moment I veçantë dhe këtë ka dashur të përcjellë edhe përmes këtij koleksioni.

“Ky koleksion përcjell dëshirën për të jetuar të gëzuar dhe për tju kthyer jetës normale. Edhe në vitet ’20 njerzit ishin të lumtur, të gëzuar. Ndaj nisëm të prodhojmë këtë koleksion”.

Kolesioni është shumë dimensional, veshje për përditshmëri por edhe për mbrëmje, veshje elegante e klasike, fustane të punuar me kujdes me dorë, të thurrur me gurë e temina, deri tek fustanet e nusërisë.

Në koleksionin e Tadashi Shojit spikasin ngjyrat, kryesisht bluja dhe jeshilja, që duken se do të jenë edhe ngjyrat e pranverës dhe verës së vitit të ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit